Mbi 730 vikt'ima në Nepal, përmbytjet që shkaktuan bilancin tragjik, mbi 500 persona të zhdukur

Bota

Mbi 730 vikt'ima në Nepal, përmbytjet që shkaktuan bilancin

Të paktën 734 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 2 400 të tjerë rezultojnë të zhdukur në Nepal, pas përmbytjeve të mëdha dhe rrëshqitjeve të tokës që goditën vendin të mërkurën.


Situata është e rëndë edhe në Tibet, ku sipas mediave shtetërore kineze, numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 16, ndërsa 546 persona raportohen të zhdukur. Vlerësimi i përmasave të katastrofës në Tibet është vështirësuar nga terreni i thyer, kushtet e këqija atmosferike dhe vështirësitë në aksesin në zonat e prekura.

Rreth 20 mijë pjesëtarë të forcave të sigurisë janë angazhuar në operacionet e kërkim-shpëtimit përgjatë kufirit Nepal-Tibet. Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se terreni i vështirë dhe reshjet e vazhdueshme po e bëjnë “jashtëzakonisht të vështirë” dërgimin e ndihmave te komunitetet e prekura.

Ndërkohë, autoritetet kineze po vlerësojnë edhe rrezikun nga një barrierë e krijuar pas një rrëshqitjeje dheu të shtunën. Formimi i barrierave të tilla natyrore mund të rrisë rrezikun për përmbytje të tjera nëse uji i çan ato.

Ekipet e emergjencave vijojnë kërkimet për të zhdukurit, ndërsa përmasat e plota të dëmeve mbeten ende të paqarta për shkak të kushteve të vështira në terren.

ME TE LEXUARAT