Macroni jep lajmin: Liria e Europës përballet me kërcënimin më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore

Bota

Macroni jep lajmin: Liria e Europës përballet me kërcënimin

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpallur planet për një rritje të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes, duke paralajmëruar se liria e Evropës po përballet me “kërcënimin më të madh” që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.

Gjatë një fjalimi para forcave të armatosura në Paris, Macron deklaroi se “po jetojmë në një moment vendimtar” për shkak të situatës së ndërlikuar gjeopolitike.

Ai bëri thirrje që buxheti i mbrojtjes të Francës me 3.5 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe më pas me 3 miliardë euro të tjera në vitin 2027.

Duke iu referuar kërcënimit nga Rusia, Macroni dënoi "politikat imperialiste" dhe "fuqitë aneksuese".

“Për të qenë i lirë në këtë botë, duhet të të kenë frikë. Dhe që të të kenë frikë, duhet të jesh i fuqishëm”, u shpreh Macron.

Ai shtoi gjithashtu se bota po dëshmonte rikthimin e energjisë bërthamore dhe "përhapjen e konflikteve të mëdha".

Duke iu referua bombardimeve amerikane të Iranit, luftimeve midis Indisë dhe Pakistanit dhe asaj që ai e quajti "ngritje dhe ulje në mbështetjen amerikane për Ukrainën".

Ndërkohë, kreu i ushtrisë franceze, Thierry Burkhard, deklaroi se Rusia e shihte Francën si "armikun e saj kryesor në Europë".

ME TE LEXUARAT