Kur fati nuk të braktis, ngjarje e pazakontë në Itali! Bileta e lotarisë me vlerë 1 milion euro hidhet në plehra, por....

Bota

Kur fati nuk të braktis, ngjarje e pazakontë në Itali! Bileta e

Një biletë me fat në lotari, me vlerë 1 milion euro, u gjet në plehra në Itali, pasi pronarja e saj e panikuar kërkoi ndihmën e stafit të pastrimit të bashkisë së saj për ta rikuperuar atë.

Lajmin e konfirmoi sot kompania e menaxhimit të mbeturinave.

Bileta ishte “mrekullisht ende e paprekur” kur pastruesit kontrolluan malet me mbeturina në automjetin e tyre, tha Roberto Nicola Toscano, drejtori i kompanisë SANB në rajonin e Puglias në Italinë jugore.

Toscano shpjegoi se gruaja shkoi në dyqanin e lagjes së saj të dielën për të kontrolluar biletën e saj pas shortit. Por i thanë se ishte “e papagueshme”.

Duke besuar se kishte humbur përsëri, ajo e la biletën në dyqan dhe u largua. Pasi u kthye në shtëpi, një anëtar i familjes i tha se numrat e saj të zakonshëm ishin hedhur në short.

Familja vrapoi në dyqan, por zbuloi se bileta ishte hedhur tashmë në plehra dhe se kishte kaluar edhe kamioni i mbeturinave.

Fati i gruas buzëqeshi për herë të dytë: ato arritën ta gjenin kamionin e mbeturinave në kohë, ta ndalonin dhe të shpjegonin se çfarë kishte ndodhur.

Për shkak të rrezikut që paraqiste mali i mbeturinave potencialisht kritike, zyrtarët i çuan ato në ambientet e një kompanie të pajisur posaçërisht për të kryer hetime, tha drejtori i SANB-së, e cila është me seli në Bitonto, pranë Barit.

Ata kaluan një ditë duke kërkuar nëpër mbeturina dhe gjetën shumë bileta. Midis tyre ishte edhe ajo me fat, në gjendje të përsosur.

Kur Toscano i njoftoi gruas se e kishin gjetur, ajo shpërtheu në lot nga emocionet.

“Do ta kisha përqafuar, por po flisnim në telefon”, shtoi menaxheri.

ME TE LEXUARAT