“Ku ta eliminojmë Barron ?”, Irani paralajmëron veprime ndaj djalit të Trump! Shërbimi Sekret amerikan në alarm

Bota

“Ku ta eliminojmë Barron ?”, Irani paralajmëron veprime

Shërbimi Sekret amerikan ka deklaruar se ka nisur hetimet në lidhje me një video të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, e cila duket se përmban kërcënime ndaj Barron Trump, djalit më të vogël të presidentit amerikan Donald Trump.

Sipas CNN, mediat iraniane kanë publikuar vazhdimisht materiale kërcënuese ndaj presidentit Trump dhe familjes së tij, pas vrasjes së ish-liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe disa prej familjarëve të tij në fillim të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit në muajin shkurt.

Më herët janë raportuar kërcënime edhe ndaj Zonjës së Parë, Melania Trump, por kjo duket se është hera e parë që në shënjestër vendoset Barron.

Shërbimi Sekret i SHBA-së është në dijeni të videos dhe heton çdo gjë që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbrohen prej nesh”, deklaroi për CNN zëdhënësi Nate Herring.

Ai shtoi se për shkak të sigurisë operacionale, Shërbimi Sekret nuk komenton çështje që lidhen me informacionet e inteligjencës për mbrojtjen.

Videoja, me një kohëzgjatje prej rreth tre minutash, nis me një grafikë në gjuhën angleze ku shkruhet: “Ku ta vrasim Barron Trump?!”. Në material shfaqen gjithashtu vende ku dihet publikisht se djali i presidentit amerikan kalon kohë, përfshirë Trump Tower në Nju Jork.

Në fund të videos, narratori pretendon se njerëzit po “presin me padurim të marrin shpërblimin prej 10 milionë dollarësh”, shkruan CNN.

ME TE LEXUARAT