Irani paralajmëron: Do të godasim bankat dhe qendrat ekonomike të SHBA-së dhe Izraelit

Komanda e përbashkët ushtarake e Iranit ka thënë se bankat dhe institucionet financiare tani janë objektiva në Lindjen e Mesme.
Një zëdhënës i trupës tha se kjo është për të kundërpërgjigjur SHBA-ve dhe Izraelit, të cilat thuhet se kanë sulmuar një nga bankat e vendit.
“Me këtë akt të paligjshëm dhe jokonvencional në luftë, armiku na ka dhënë dritën jeshile për të goditur qendrat ekonomike dhe bankat që i përkasin SHBA-së dhe regjimit sionist në rajon,” tha zëdhënësi.
“Amerikanët duhet të presin një veprim të dhimbshëm dhe hakmarrës nga ne”, shtoi ai.
Ata paralajmëruan banorët në rajon që të qëndrojnë larg bankave brenda një radiusi prej një kilometri.
Ky paralajmërim vjen pak momente pas deklaratës së presidentit iranian, Masoud Pezeshkian, i cili theksoi se regjimi po synon vetëm bazat nga të cilat Izraeli dhe SHBA-ja kanë nisur sulmet ndaj territorit iranian që nga fillimi i ofensivës së tyre kundër vendit.


