Irani sulmoi bazën e SHBA-së në Katar, habit Donald Trump: Përgjigje shumë e dobët, asnjë nuk u lëndua

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me sulmet iraniane ndaj një baze amerikane në Katar.
Ai e përshkroi atë si një “përgjigje shumë të dobët”, të cilën SHBA-ja e “priti” dhe e “kundërshtoi në mënyrë shumë efektive”.
“Janë qëlluar 14 raketa – 13 u rrëzuan dhe 1 u ‘lirua’ sepse po shkonte në një drejtim jo kërcënues”, shtoi ai.
“Kam kënaqësinë të njoftoj se ASNJË amerikan nuk u lëndua dhe mezi u shkaktua ndonjë dëm.” Ai shtoi: “Më e rëndësishmja, ata e kanë nxjerrë të gjithën nga ‘sistemi’ i tyre dhe, shpresojmë, nuk do të ketë më URREJTJE".
"Dua të falënderoj Iranin që na dha njoftimin e hershëm, gjë që bëri të mundur që të mos humbiste jetë dhe të mos lëndohej askush".


