“I lodhur dhe i plakur”, pamja e Vladimir Putin në Ditën e Fitores ngjall spekulime për shëndetin e tij

Bota

“I lodhur dhe i plakur”, pamja e Vladimir Putin në Ditën e

Një valë e re spekulimesh është ngritur rreth gjendjes shëndetësore të presidentit rus Vladimir Putin, pas paraqitjes së tij në ceremonitë e Ditës së Fitores në Moskë, të mbajtur të shtunën në mëngjes.

Gjatë paradës për 81-vjetorin e fitores ndaj Gjermanisë naziste, shumë vëzhgues nuk u përqendruan në fjalimin e tij për luftën në Ukrainë, por në pamjen e presidentit rus.

Sipas mediave dhe komentuesve, Putin dukej i lodhur dhe me shenja plakjeje të theksuara.

Fotografi dhe video nga eventi treguan 73-vjeçarin me fytyrë të fryrë dhe shenja të dukshme lodhjeje, gjë që shkaktoi shumë reagime në rrjetet sociale dhe në median ukrainase.

Gjatë viteve të fundit, gjendja shëndetësore e Putinit ka qenë shpesh objekt thashethemesh dhe analizash. Disa vëzhgues kanë përmendur ndryshime fizike dhe sjellje që, sipas tyre, mund të lidhen me stresin dhe presionin e pushtetit.

Parada e këtij viti në Moskë u cilësua nga disa analistë si më e kufizuar se zakonisht, me më pak shfaqje të pajisjeve të rënda ushtarake. Disa kritikë e interpretuan këtë si shenjë të vështirësive që po përballet Rusia në luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, komentues të ndryshëm ukrainas dhe figura opozitare ruse kanë sugjeruar se presidenti rus mund të jetë më i izoluar dhe nën masa më të forta sigurie se më parë.

Në të njëjtën kohë, raportime nga pala ukrainase flasin për humbje të mëdha të forcave ruse në front gjatë fillimit të muajit maj, megjithëse këto shifra nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

 

ME TE LEXUARAT