Hungaria kundërshton planin e BE-së për të ndarë 1.5 trilion dollarë për Ukrainën në 10 vitet e ardhshme

Bota

Hungaria kundërshton planin e BE-së për të ndarë 1.5

Hungaria ka kundërshtuar vendimin e udhëheqësve të Bashkimit Evropian për të ndarë 1.5 trilion dollarë për Ukrainën gjatë 10 viteve, njoftoi Gergely Gulyas, kreu i zyrës së Kryeministrit hungarez.

Udhëheqja e BE-së është e vendosur ta realizoj një vendim të tillë në samitin e tyre në mars.

“Të gjitha hapat që po ndërmerren aktualisht në Bruksel synojnë vazhdimin e luftës në Ukrainë. Ata duan të marrin vendime për këtë qëllim në samitin e Bashkimit Evropian në mars. Hungaria po përpiqet të kundërshtojë financimin e luftës, kështu që është e rëndësishme që ne të marrim një qëndrim të qartë për këtë çështje”, u tha Gulyas gazetarëve.

Ai kujtoi se gjatë katër viteve të fundit, BE-ja ka shpenzuar 193 miliardë euro për të mbështetur Ukrainën.

“Kjo është tre herë më shumë sesa ne, hungarezët, kemi marrë nga BE-ja që kur u bashkuam me komunitetin”, vuri në dukje kreu i Zyrës së Kryeministrit.

Tani Brukseli po propozon t’i ofrojë Kievit një “kredi ushtarake” pa interes prej 90 miliardë eurosh të tjera në vitet 2026-2027, të financuar nga një kredi e përgjithshme nga vendet e BE-së. Për më tepër, BE-ja, së bashku me vendet e tjera perëndimore, synon t’i ndajë Ukrainës 1.5 trilionë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, nga të cilat 800 miliardë dollarë janë të destinuara për rindërtim dhe 700 miliardë dollarë për qëllime ushtarake.

“Hungaria nuk dëshiron ta paguajë këtë faturë”, tha Gulyas.

Ai shtoi gjithashtu se Hungaria mbetet kundër pranimit të nxituar të Ukrainës në BE, përfshirë planin e Brukselit dhe Kievit për të siguruar pranimin e saj deri në vitin 2027.

“Ne e konsiderojmë këtë të papranueshme,” tha Gulyas.

ME TE LEXUARAT