Habit Trump: Izraeli dhe Irani erdhën tek unë pothuajse njëkohësisht dhe më thanë, paqe

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se Izraeli dhe Irani iu afruan pothuajse njëkohësisht dhe i kërkuan paqe.
Në këtë pikë, “e dija që koha kishte ardhur”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
“Bota dhe Lindja e Mesme janë fituesit e vërtetë. Të dy kombet do të shohin dashuri, paqe dhe prosperitet të jashtëzakonshëm në të ardhmen e tyre”.
As Irani dhe as Izraeli nuk e kanë pranuar armëpushimin publikisht, megjithëse Irani sinjalizoi se do të ndalonte së sulmuari Izraelin nëse Izraeli do të ndalonte së sulmuari Iranin.
Duke shkruar se të dy vendet “kanë shumë për të fituar, por edhe shumë për të humbur nëse largohen nga rruga e drejtësisë dhe e së vërtetës”, ai përfundoi postimin duke shtuar se e ardhmja e Izraelit dhe Iranit është “e pakufizuar dhe plot premtime të mëdha. Zoti ju bekoftë të dyve!”


