Goditje për rrjetet sociale: Franca miraton ndalimin për fëmijët nën 15 vjeç
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 16:56
Bota

Senati francez ka dhënë dritën jeshile për një nismë ligjore që synon të kufizojë aksesin në rrjetet sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç, një masë e mbështetur nga Emmanuel Macron.
Projektligji u miratua në dhomën e lartë të parlamentit, por me disa ndryshime që reflektojnë debatet mes senatorëve dhe qeverisë mbi aspektet ligjore të zbatimit.
Mund t'ju interesojë gjithashtu
Nisma synon të rrisë mbrojtjen e të miturve në hapësirën digjitale, ndërsa pritet që diskutimet të vijojnë për harmonizimin përfundimtar të ligjit.


