E rëndë/ Efektivi i policisë ekzekuton me armën e shërbimit një 20-vjeçar
Lajmifundit
/
26 Janar 2026, 20:19
Bota

Një 20-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri nga një efektiv policie pasditen e sotme në Milano.
Sipas mediave italiane, i riu nuk është italian, por ende identiteti i tij nuk është zbuluar. Ngjarja ndodhi gjatë një operacioni anti-drogë nga policia, në zonën e Rogoredo.
Edhe pse ambulanca mbërriti në pak minuta pas njoftimit, për shkak të plagëve të marra, i riu nuk mundi të mbijetonte.


