Dy dekada në pushtet/ Bie mbështetja për Vladimir Putin, sondazhet shënojnë nivelin më të ulët që nga lufta në Ukrainë

Mbështetja publike për presidentin e Rusi, Vladimir Putin, ka rënë për të shtatën javë radhazi, duke zbritur në 65.6%, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia shtetërore e sondazheve VTsIOM.
Ky nivel përfaqëson pikën më të ulët të mbështetjes që nga nisja e pushtimit të Ukrainë në vitin 2022.
Sipas sondazhit, popullariteti i Vladimir Putin ka rënë nga 73.3% në mars në 65.6% aktualisht, ndërsa niveli i besimit ka zbritur nga 77% në 71%.
Analistët e lidhin këtë rënie me vështirësi ekonomike, masa të debatueshme të brendshme dhe kufizime të reja në internet dhe komunikim, që kanë shkaktuar pakënaqësi te një pjesë e qytetarëve.
Pas nisjes së luftës në Ukrainë, mbështetja për Putinin kishte arritur rreth 80%, por më pas ka nisur të luhatet.
Rënie të besimit janë regjistruar edhe për figura të tjera të larta politike në Rusi, në një periudhë që analistët e shohin si të ndjeshme për stabilitetin politik përpara zgjedhjeve të ardhshme.


