Britania ndalon pijet energjike për moshat nën 16 vjeç: Dëmtojnë rëndë shëndetin!

Bota

Britania ndalon pijet energjike për moshat nën 16 vjeç:

Qeveria britanike ka vendosur të ndalojë shitjen e pijeve energjike me përmbajtje të lartë kafeine për të gjithë fëmijët nën moshën 16 vjeç në Angli, në një përpjekje për të mbrojtur shëndetin e tyre dhe për të ulur problemet që lidhen me obezitetin dhe mirëqenien mendore.

Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi në prill të vitit 2027 dhe do ta bëjnë të paligjshme shitjen e çdo pijeje që përmban më shumë se 150 miligramë kafeinë për litër tek personat nën 16 vjeç.

Ndalimi do të zbatohet në të gjitha pikat e shitjes, përfshirë supermarketet, dyqanet e lagjes, restorantet, kafenetë, platformat online, si edhe makinat automatike të shitjes, për të shmangur mundësinë që të miturit t’i blejnë përmes tyre.

ME TE LEXUARAT