Sulm me thikë në Stamboll/ Plagosen 6 persona, mes tyre 4 policë. Ndalohet autori, ishte nën efektin e drogës
Lajmifundit
/
14 Shkurt 2026, 19:33
Bota

TURQI- Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur pas një sulmi me thikë të ndodhur në Stamboll.
Mes të plagosurve, raportohet se janë edhe katër oficerë policie. Sipas raportimeve nga mediat e huaja, autori i sulmit dyshohet se ishte nën efektin e drogës.
Ai u ndalua nga policia dhe më pas është transportuar në spital. Gjatë ndalimit nga efektivët, autori i dyshuar i filmit ka tentuar të godasë edhe policët, por fatmirësisht është arritur të ndalohet/Ballkan


