Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në zonën e Fier-Sheganit, shpëtojnë mrekullisht çifti i të moshuarve

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa dykatëshe në zonën e

Një banesë dykatëshe u përfshi nga zjarri pasditen e kësaj të marte.

Ngjarja ndodhi në Fier-Shegan, ndërsa në shtëpi banonin dy bashkëshortë të moshuar. Sapo kanë parë flakët e zjarrit në katin e poshtëm, familjarët kanë thirrur zjarrfikëset.

Të afërmit dhe komshinjtë kanë ndihmuar dy bashkëshortët të dilnin të sigurtë nga shtëpia që digjej.

Dy zjarrfikëse të Lushnjës kanë vënë zjarrin nën kontroll, duke mos lejuar të përhapet në banesat e tjera, situata është venë nën kontroll dhe ambulanca ka mbërritur në vendngjarje për ndihmë të parë dhe kontroll mjekësor ndaj të moshuarve.

Sipas zjarrfikësve të Lushnjës, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

 

ME TE LEXUARAT