Zjarr masiv në Labinot mal, flakët rrezikojnë Librazhdin! Dronë dhe zjarrfikës në aksion për fikjen

Zjarri masiv që shpërtheu të shtunën e kaluar në masivin pyjor të Njësisë Administrative Labinot Mal, në bashkinë Elbasan, ka avancuar sot drejt territorit të bashkisë Librazhd, duke përfshirë zona të gjera me sipërfaqe pyjore në fshatrat Gurakuq dhe Orenjë.
Përballë këtij rreziku serioz për mjedisin dhe komunitetin lokal, shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Librazhd është vënë në gadishmëri të plotë dhe është duke punuar intensivisht në terren për përballimin e flakëve.
Prej disa orësh, në vendngjarje ndodhet një grup prej 8 efektivësh, të pajisur me mjetin e pyjores dhe një fuoristradë të zjarrfikëses, të cilët po përpiqen të izolojnë dhe të shuarjen e vatrave aktive.
Për shkak të terrenit të thepisur dhe të paarritshëm me mjete të rënda, nuk ka qenë e mundur futja e automjetit zjarrfikës në zonën e prekur.


