Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit, nis hetimi për 2 persona

Aktualitet

Lirohen hapësirat publike në plazhin e Gjirit të Lalëzit,

Në kuadër të kontrolleve për të liruar hapësirat publike, në plazhin e Gjirit të Lalëzit, ku janë hequr dhe sekuestruar 78 komplete me çadra dhe shezlongë.

Në vijim të operacionit policor të koduar ‘Plazhi i lirë’, me qëllim lirimin e hapësirave publike, policia nisi hetimin për 2 persona, për një 66- vjeçar me inicialet Ll. M dhe një 36- vjeçar me inicialet E.P.

"Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 78 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 2 shtetas. Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror', njofton policia.

ME TE LEXUARAT