Zbulohet banesa e kthyer në qendër prostitucioni në Fier, arrestohen dy kolumbiane!

Aktualitet

Zbulohet banesa e kthyer në qendër prostitucioni në Fier,

Një operacion kundër prostitucionit është finalizuar nga Policia e Fierit, duke çuar në pranga dy shtetase nga Kolumbia që ushtronin këtë aktivitet në një banesë të marrë me qira. Në pranga ranë dy shtetaset kolumbiane Dina Camargo dhe Geraldine Calderon.

“Seksioni për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier ka finalizuar operacionin e tretë kundër prostitucionit, duke arrestuar dy shtetase nga Kolumbia, shtetasja Dina Camargo, 31 vjeçe dhe Geraldine Calderon 20 vjeçe. Sipas hetimeve, ato ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira dhe të përshtatur për këtë veprimtari. Gjatë operacionit u sekuestruan para të dyshuara si të përfituara nga kjo veprimtari dhe 6 telefona celularë, ndërsa u proceduan penalisht edhe 3 shtetas për veprën penale të prostitucionit“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT