Zbulim i madh arkeologjik gjatë ndërtimit të një shkolle në Durrës
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2023, 08:51
Aktualitet

Delegacioni Europian në Tiranë ka shpërndarë fotot dhe një tekst, për një zbulim arkeologjik, gjatë ndërtimit të një shkolle të re në Durrës.
Zbulime të mahnitshme në kantierin e shkollës 9-vjeçare “Eftali Koçi” në Durrës, pjesë e programit #EU4Schools.
Arkeologët zbuluan struktura dhe artefakte të lashta, duke i shtuar njohuri të vlefshme historisë së qytetit.
Kjo shërben si rikujtesë e rëndësisë së ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Shqipërisë”, shkruan delegacioni i BE në Tiranë.




