Zbardhet projektligji i plotë, Policisë Bashkiake i shtohen kompetencat
Lajmifundit
/
23 Janar 2026, 09:54
Aktualitet

Policisë Bashkiake do t'i shtohen kompetencat, kështu parashikohet në projektligjin e ri për këtë institucion.
Policia Bashkiake parashikohet të jetë një polici mbështetëse për Policinë e Shtetit në fushën e rendit dhe sigurisë. Policia Bashkiake do të jetë më e angazhuar për rendin dhe sigurinë, për këtë arsye në projektligj është parashikuar që Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bashkiake do të jetë në varësi të ministrit të Brendshëm.
Struktura e Policisë Bashkiake do të jetë e ndërtuar pak a shumë si ajo e Policisë së Shtetit në fushën e rendit.


