Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë

Aktualitet

Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre

Radhët e gjata në Pikën Kufitare të Kapshticës vijojnë të jenë një problem i përditshëm për udhëtarët që kalojnë kufirin greko-shqiptar.

Pamjet e regjistruara në orën 05:30 të mëngjesit tregojnë kolona të gjata automjetesh në pritje për të kaluar kufirin. Sipas udhëtarëve, kjo situatë është përsëritur prej rreth shtatë muajsh.

Në rastet më të favorshme, pritja zgjat rreth një orë, ndërsa në periudhat me fluks më të lartë mund të arrijë deri në tre orë, duke shkaktuar vonesa dhe pakënaqësi te qytetarët.

 

ME TE LEXUARAT