VIDEO/ Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, zjarrfikësit në vendngjarje, detajet e para
Lajmifundit
/
29 Qershor 2026, 15:51
Aktualitet

Një banesë në katin e dytë të një pallati në lagjen ‘Isa Boletini’ të Vlorës është përfshirë nga flakët rreth orës 14:30 të ditës së sotme.
Zjarri ka nisur fillimisht në ballkonin e apartamentit dhe më pas është përhapur drejt pjesës së kuzhinës.
Kanë qenë banorët e pallatit ata që kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë të mundur vënien nën kontroll.
Sipas zjarrfikësve, nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.


