VIDEO/ Mbante armë zjarri dhe municion në banesë, arrestohet 51-vjeçari në Kamëz

Aktualitet

Një 51-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi u kap në flagrancë me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Operacioni i policisë u zhvillua në zonën e Kamzës. Nga kontrolli në banesën e 51-vjeçarit, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.

Njoftimi:  

Kamëz/Finalizohet brenda 24 orësh, një tjetër operacion kundër armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari i cili i kishte të fshehur në banesën e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tracking”.

Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi A. P., 51 vjeç, banues në Kamëz.

Nga kontrolli në banesën e tij, në rrugën “Besim Cera” shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që posedoheshin pa leje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT