Fishek te dera dhe letër kërcënuese për 300 mijë euro/ Arrestohet 56-vjeçari në Vorë

Aktualitet

Fishek te dera dhe letër kërcënuese për 300 mijë euro/

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesazhi”, pasi tentoi t’i merrte përmes kërcënimit për jetën një shumë prej 300 mijë eurosh kushëririt të tij. Ngjarja është regjistruar në fshatin Gërdec të Bashkisë Vorë, ku i dyshuari përdori mesazhe kanosëse ndaj të afërmit dhe familjes së tij për përfitim pasuror.

Sipas të dhënave zyrtare, hetimet e shpejta nisën pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., i cili deklaroi se në portën e banesës së tij kishte gjetur një fishek arme zjarri dhe një letër me përmbajtje kërcënuese. Përmes këtij shantazhi, autori kërkonte dorëzimin e menjëhershëm të shumës prej 300 mijë eurosh, duke kërcënuar me jetë pjesëtarët e familjes në rast se nuk përmbushej kërkesa financiare.

Vorë / Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesazhi”

Kanosi kushëririn dhe familjarët e tij për t’i marrë 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari

Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular

Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij në fshatin Gërdec kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe të familjarëve, me qëllim që t'i jepte shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi”.

Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.

Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, i ka kërkuar kushëririt të tij, shtetasit E. M., shumën prej 300 000 eurosh, duke kërcënuar gjithashtu edhe familjarët e tij.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

ME TE LEXUARAT