VIDEO/ “Ju erdhi fundi", pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Aktualitet

VIDEO/ “Ju erdhi fundi", pas fjalimeve te Kryeministria,

Pas fjalimeve që mbajtën përpara Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e përnatshëm nëpër rrugët e Tiranës. Nën thirrjet “Ju erdhi fundi” dhe “Rama jepe dorëheqjen”, ata finalizojnë ditën e 49-të të revoltës së tyre.

Të shumtë ishin qytetarët që folën në protestën e ditës së sotme, ku artikuluan kërkesat e tyre dhe shprehën pakënaqësitë me qeverisjen gjatë këtyre viteve.

Pak ditë më parë, organizatorët bënë publike kërkesat e tyre kryesore, mes të cilave përfshihen dorëheqja e kryeministrit dhe e qeverisë, si dhe krijimi i një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor.

ME TE LEXUARAT