VIDEO/ Delfinët 'vallëzojnë' në Gjirin e Vlorës, dhurojnë spektakël në ujërat e kristalta të qytetit bregdetar

Një tufë delfinësh ka mahnitur turistët në Gjirin e Vlorës, duke dhuruar një spektakël natyror mes ujërave të kristalta ku bashkohen Adriatiku dhe Joni
Pamjet janë filmuar gjatë një udhëtimi me gomone drejt ishullit të Sazanit, ndërsa delfinët prijnë drejt horizontit me kërcimin e tyre lozonjar duke lënë pa fjalë turistët.
Vlora vijon të jetë një nga destinacionet më të frekuentuara të verës, ndërsa pamje të tilla po shihen gjithnjë e më shpesh në ujërat e saj sidomos në ditët kur deti është i qetë.
Prania e delfinëve është kthyer në një nga surprizat më të bukura për turistët që zgjedhin të eksplorojnë bregdetin e bukur shqiptar me gomone ose mjete të tjera lundruese.


