Deklarata e Ramës: “Vatikan” për bektashinjtë në Tiranë, reagon Baba Mondi

Aktualitet

Deklarata e Ramës: “Vatikan” për bektashinjtë në

“Na ka befasuar”. Ky ishte komenti i parë që Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj bëri për në lidhje me lajmin që qarkullon prej paradites së sotme për krijimin e një mikroshteti si ai i Vatikanit në Tiranë.

Kfyeministri Edi Rama tha në “New York Times” se do jetë rreth 11 hektarë dhe do të ketë pasaportën e tij.

Rreth kësaj Baba Mondi iu përgjigj duke thënë se nisma është plotësisht e ideuar dhe propozuar nga shefi i qeverisë shqiptare.

“Lajmi se Shqipëria mund t'i japë sovranitet Urdhrit Bektashi për pavarësi territorial na ka befasuar. Ne nuk e kemi kërkuar dhe nuk pretendojmë të krijojmë një shtet Mysliman. Nisma është tërësisht e kryeministrit Rama. Nuk jemi pyetur, mbi ato që Kryeministri ka deklaruar në ‘The New York Times’”, tha Baba Mondi për A2.

Sakaq, prestigjiozja amerikane shkruante se bëhet fjalë për një enklavë sipas modelit të Vatikanit, por katër herë më e vogël, çka do të thotë se Shteti Sovran i Urdhërit Bektashi do jetë shteti më i vogël në botë.

 

ME TE LEXUARAT