SPAK i komunikon akuzat Ajola Xoxës

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, është marrë zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ditën e sotme, asaj i janë komunikuar akuzat që rëndojnë mbi të, në një dosje që përfshin korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, Xoxa akuzohet për:
• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 raste),
• “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
• “Fshehje ose deklarim i rremë i pasurisë dhe interesave privatë”.
Fillimisht ndaj saj u caktua masa e sigurisë “arrest në shtëpi”, por pas vlerësimit nga GJKKO, ajo u zbut në “detyrim paraqitje”.
SPAK po vijon hetimet mbi një rrjet të dyshuar të lidhur me përfitime të padrejta financiare dhe mosdeklarim të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme.


