Në pranga për pastrim parash e korrupsion, GJKKO lë në burg kreun e ARRSH, Evis Berberi

Aktualitet

Në pranga për pastrim parash e korrupsion, GJKKO lë në burg

GJKKO lë në burg Evis Berberin, i cili u arrestua nga SPAK pak ditë më parë. Po ashtu në burg janë lënë dhe biznesmenët, Ervis Lami dhe Valter Begaj. Kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i ministres Balluku, u vendos në pranga disa orë pasi kishte dalë nga ambientet e zyrës së tij në Autoritetin Rrugor Shqiptar, në afërsi të banesës së tij.

Gjatë kontrollit që agjentët e BKH-së dhe SPAK kanë ushtruar në banesën e drejtorit të “rrugëve” është gjetur një shumë e konsiderueshme prej 40 milionë lekësh dhe piktura të shtrentja, të cilat sipas, Evis Berberi ka pretenduar se i ka pikturuar vetë dhe nuk janë blerë.

HETIMET

Sipas SPAK, Evis Berberi, në cilësinë e ish Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë dhe më pas në cilësinë e kreut të ARRSH-së, ka kërkuar, pranuar dhe marrë nga shoqëria “Net-Group” (që është përfituesi i prokurimeve publike të zhvilluara gjatë kohës kur Evis Berberi ishte titullar i autoritetit kontraktor), përfitime të parregullta monetare të marra në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet shoqërisë Daam të kontrolluar prej tij.

Marrja e këtyre përfitimeve është realizuar pas fitimit të tenderave nga ana e shoqërisë “Net-Group” që zotërohej nga biznesmeni Valter Begaj dhe më pas vlerat monetare kanë kaluar nëpërmjet transaksioneve në drejtim të shoqërisë Daam, që ishte në zotërim indirekt të kreut të ARRSH-s, Evis Berberi, i cili ishte edhe përfitues i parave.

Shoqëria Daam është menaxhuar nga Brunilda Buli, Valter Begaj,  Ervis Lami.

Vlerat monetare të përfituara, Evis Berberi, sipas SPAK, i ka investuar në veprimtarinë ekonomike për blerjen e pasurive të paluajtshme në emër të shoqërisë Daam.

Nga hetimi ka rezultuar se gjatë kohës kur Evis Berberi, ka qenë nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, Agjencia për Efiçencën e Energjisë, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 137,400,000  lekë pa Tvsh, me operator fitues shoqërinë e Valter Begajt, “Net-Group”.

Kurse gjatë kohës kur Evis Berberi, ka qenë nën cilësinë e  titullarit të autoritetit kontraktor, Autoriteti Rrugor Shqiptar, janë zhvilluar tre procedura prokurimi në vlerën totale 101,811, 343 lekë, pa Tvsh, me fitues bashkimin e operatorëve me pjesëmarrëse shoqërinë e Valter Begajt, “Net-Group”.

Po ashtu, nga hetimi ka rezultuar se shoqëria “Daam” sh.p.k., në zotërim indirekt të Evis Berberi ka përfituar të ardhura nëpërmjet transaksioneve nga shoqëria e Valter Begajt  “Net-Group”  në vlerën 223,480,476 lekë, me tvsh.

Nga të dhënat e QKB-së, veç kompanisë “B-VAAL ENG-10”, Valter Begaj rezulton themelues dhe ende pronar i kompanisë tjetër “B-VAAL ENGINEERING”. Këtë kompani ai e ka themeluar më 28 gusht të 2017-s, tre muaj para se të themelonte kompaninë që më vonë bleu Evis Berberi. Ashtu si “B-VAAL ENG-10”, që ndryshoi emrin në “DAAM”, edhe B-VAAL ENGINEERING” e ndryshon emrin duke u bërë “NET-Group”.

Objekti i të dyja kompanive mbetet i njëjtë, ai i studimit, projektimit dhe supervizimit të veprave inxhinierike. Veç objektit, dy kompanitë rezultojnë me të njëjtën adresë identike. Kompania “NET-Group” e Valter Begajt, tre muaj pasi Evis Berberi u zgjodh drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar, pra në gusht të 2021 fiton një tender me vlerë rreth 175 mln lek me TVSh për mbikëqyrjen e punimeve në Lotin 7 të Unazës së Madhe.

 

 

 

ME TE LEXUARAT