E rëndë në Pogradec, gjendet i pajetë në banesë 26-vjeçari, dyshimet e para

Aktualitet

 

E rëndë në Pogradec, gjendet i pajetë në banesë

Një 26-vjeçar është gjetur i pajetë në katin e parë të banesës së tij nga familjarët.

Sipas policisë dyshohet se i riu është vetëvrarur dhe se nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sakaq, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 16.03.2024, rreth orës 14:30, në lagjen nr. 5, Pogradec, në katin e parë të banesës së tij, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur shtetasi B. D., 26 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas deklarimit të familjarëve, 26-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

ME TE LEXUARAT