Trafik i rënduar në aksin Fier-Lushnje/ Aksidenti shkakton radhë kilometrike, fluks i lartë automjetesh drejt Tiranës

Aktualitet

Trafik i rënduar në aksin Fier-Lushnje/ Aksidenti shkakton radhë

Trafik i rënduar raportohet në autostradën Fier-Lushnje. Sipas informacioneve, lëvizja e automjeteve është shumë e ngadaltë, në disa momente totalisht e bllokuar.

Bëhet me dije se shkak për radhët kilometrike të automjeteve është bërë një aksident i ndodhur në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”.

Nga aksidenti nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm automjete të dëmtuara.

Përveç aksidentit, shkak për trafikun e rënduar është bërë dhe fluksi i lartë i mjeteve që kthehen nga jugu i Shqipërisë drejt kryeqytetit. 

ME TE LEXUARAT