Tentoi të largohet nga Shqipëria me 60 mijë euro dhe 10 mijë dollarë pa i deklaruar, e pëson 45-vjeçarja kineze

Aktualitet

Tentoi të largohet nga Shqipëria me 60 mijë euro dhe 10 mijë

Një 45-vjeçare kineze është proceduar penalisht, pasi tentoi të largohej nga Shqipëria me një shumë prej 61 755 euro dhe 10 000 dollarë pa i deklaruar sipas ligjit.  Policia e Tiranës thotë se rasti u zbulua si rezultat i kontrolleve doganore në Rinas.

Shuma e parave u sekuestrua, ndërsa materialet iu referuan prokurorise, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze.

“Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thotë policia.

ME TE LEXUARAT