Situatë e rëndë tek Rana e Hedhun, flakët pranë hoteleve të zonës
Lajmifundit
/
29 Maj 2026, 15:32
Aktualitet

Vatra e zjarrit e regjistruar në zonën e Ranës së Hedhun, po përhapet me ritme të shpejta drejt sipërfaqes me pisha.

Terreni i mbuluar me bimësi të dendur ka favorizuar avancimin e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e zjarrfikëses.
Zjarri ndodhet pranë disa strukturave akomoduese, mes tyre hotele të zonës, ndërsa autoritetet po përpiqen të parandalojnë përhapjen e mëtejshme dhe rrezikimin e objekteve përreth.


