Shteti “nuk fal” asnjë! IKMT ia vendosi pallatit shiritin e konfiskimit, nisin hetimet ndaj investitorëve në Vlorë

Aktualitet

Shteti “nuk fal” asnjë! IKMT ia vendosi pallatit shiritin e

Policia e Vlorës ka ardhur me një njoftim zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar një ditë më parë në qytetin bregdetar ku inspektorët e IKMT-së, së bashku me Dallëndyshe Bicin, zbarkuan në lagjen “Ibrahim Avdullai”, ku dhe i vendosën shiritin një pallati.

Kjo lëvizje erdhi vetëm disa orë pas njoftimit që bëri kryeministri Edi Rama, i cili përgjatë mbledhjes me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e këtij qarku, njoftoi konfiskimin e kësaj ndërtese.

Ndërkohë, blutë bëjnë me dije se së fundmi se Fatmir Halla dhe Erjon Ahmataj po përballen me drejtësisë. Ndaj këtyre shtetasve, është nisur procedim në gjendje të lirë, pasi në pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të kësaj ndërtese, ata u konstatuan në shkelje të lejes së ndërtimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. H., 53 vjeç, dhe E. A., 51 vjeç, banues në Vlorë, pasi në cilësinë e investitorit dhe administratorit të një subjekti ndërtues, këta shtetas u konstatuan në shkelje të kushteve të lejes së ndërtimit, në lagjen “10 Korriku”, rruga “Ibrahim Avdullai”, Vlorë”, njofton Policia.

Drejtoresha e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, mori pjesë ditën e djeshme në inspektimet në Vlorë ku së bashku me punonjësit e IKMT-së i vendosën “shiritin” një pallati në ndërtim në qytetin bregdetar.

Për mediat, Bici u shpreh se kjo ndërtesë do t’i kaloj shtetit, ndërkohë paralajmëroi që të njëjtin “fat” do të kenë të gjitha objektet të cilat rezultojnë me leje ndërtimit, por që e kanë shkelur atë duke cënuar në mënyrë flagrante interesin publik dhe pronën e përbashkët.

“Në vazhdën e kontrolleve ashtu si he ka ndodhur me objekte të tjera më parë ky objekt do të konfiskohet dhe do ti kalojë shtetit për interes publik. Jam këtu për t'iu bërë me dije se të njëjtin fat do të kenë të gjitha ato objekte që rezultojnë me leje ndërtimi por që kanë ndërtuar në shkelje brutale të lejes së ndërtimit duke cënuar interesin publik dhe pronën e përbashkët”, tha Bici, teksa më tej theksoi se Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të vijojë punën në të gjithë Shqipërinë me qëllim për të çliruar hapësirat publike të cilat janë zaptuar në shkelje flagrante të ligjit.

“IKMT do të vijojë punën në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë për të inspektuar objektet me apo pa leje ndërtimi me qëllim për të garantuar respektimin e ligjit sigurimin e komunitetit dhe interesin publik”, theksoi Bici

Leja për këtë pallat me 8 kate ishte dhënë në korrik të vitit 2021, ndërkohë që punimet aktualisht ishin në katin e dytë. Zhvilluese ka qenë kompania “Armeer Konstruksion” dhe Fatmir Halla, ndërsa punimet po i zbatonte firma “Stroytech”.

 “Armeer Konstruksion”, një ndër zhvilluesit e pallatit, është në pronësi të Erjon Ahmataj, i cili ka qenë Drejtor i Urbanistikës në Bashkinë Vlorë, kur kjo e fundit drejtohej nga Dritan Leli.

ME TE LEXUARAT