Shqipëria nuk gjen qetësi nga zjarret, 5 vatra po kërcënojnë pyjet, rrezik në malin e Dajtit

Ministria e Mbrojtjes lajmëron sot në 30 gusht për situatën nga zjarret në orët e fundit. Bëhet me dije se në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra në total, nga të cilat 4 janë aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.
Situata më problematike është veçanërisht në malin e Dajtit, sidomos në drejtim të Qafë Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të flakëve.
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë.
Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë natës është regjistruar gjithashtu një tërmet me magnitudë ML 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, bashkia Delvinë, pa problematika të raportuara në komunitet apo infrastrukturë.
Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes
Ministria e Mbrojtjes – informim
Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e vendit janë raportuar 26 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 nën mbikëqyrje.
Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 315 forca operacionale dhe 25 automjete zjarrfikëse, ndërsa në mbështetje të operacioneve janë përdorur 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.
Situata më problematike vijon në Malin e Dajtit, veçanërisht në drejtim të Qafë-Priskës, ku janë evidentuar riaktivizime dhe zgjerim të zjarrit.
Sot operacioni vijon me 15 zjarrfikës, 9 forca të AdZM dhe 20 efektivë të FA.
Në qarkun Dibër mbeten aktive vatrat në Qafë të Helmës, Vajkal dhe Sllatinë. Në Vajkal operojnë 38 forca të MZSH/bashkisë dhe 30 efektivë të FA, ndërsa në Sllatinë janë angazhuar 91 forca; për këtë të fundit nuk raportohet rrezik për zonat e banuara.
Në Elbasan, vatrat në malin e Dardhës dhe malin e Qukësit mbahen nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.
Gjatë natës është regjistruar gjithashtu një tërmet me magnitudë ML 4.7, me epiqendër në njësinë administrative Vergo, bashkia Delvinë, pa problematika të raportuara në komunitet apo infrastrukturë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.
Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.


