Humb jetën i moshuari në Vlorë, u shtp nga makina duke lëvizur me biçikletë

Aktualitet

Humb jetën i moshuari në Vlorë, u shtp nga makina duke

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku  si pasojë një 78-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet.

 

Ngjarja u regjistrua rreth orës 07:15, në afërsi të ish-Stacionit të Trenit. Sipas Policisë, një 57-vjeçar, banues në Vlorë, ishte duke drejtuar automjetin kur ka aksidentuar të moshuarin, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari u transportua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës, por pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

 
Drejtuesi i automjetit u arrestua në flagrancë, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes, zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe përcaktimin e shkakut të përplasjes.

ME TE LEXUARAT