“Shqipëri e lirë!” / Dita e 92-të e revoltës: Protestuesit drejt Kryeministrisë me thirrjet “Rama e Berisha në burg!”
Lajmifundit
/
30 Gusht 2026, 20:04
Aktualitet

Qytetarët marshuan drejt Kryeministrisë, pasi u mblodhën fillimisht sikurse ditëve të tjera në sheshin “Skënderbej”.
Ata brohorastin thirrjet që kanë karakterizuar për 92 ditë protestën, duke i kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij.
Me thirrjet “Shqipëria nuk shitet”, “Atdheu është i yni, jo biznes privat”, “Shqipëria kërkon revolucion”, ata vijojnë drejt Kryeministrisë.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu arrestimin e Ramës, të ish vartëses së tij Belinda Balluku si dhe të liderit të opozitës, Sali Berisha.


