E diela sjell trafik të rënduar në Lezhë! Radhë kilometrike në aksin Balldren-Milot dhe rrugën e Shëngjinit
Lajmifundit
/
30 Gusht 2026, 20:49
Aktualitet

E diela e fundit e muajit gusht është shoqëruar me trafik të rënduar në rrugët e qarkut të Lezhës.
Largimi i pushuesve nga plazhet ka sjellë ngarkesë të madhe në akset rrugore, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh.
Një nga akset më problematike është ai Balldren-Milot, ndërsa trafik i rënduar raportohet edhe në rrugën e Shëngjinit, ku prej orësh janë krijuar radhë kilometrike automjetesh.
Për shkak të fluksit të lartë të lëvizjeve, shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në disa pika problematike, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve drejt rrugëve alternative.


