Shpërthen bombola e gazit në Sauk, plagosen 3 persona

Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Sauk, plagosen 3 persona

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Sauk. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e shtetasit A. D., ku si pasojë janë dëmtuar 3 persona. 

Njoftimi i Policisë: 

Më datë 28.04.2024, në Sauk, në banesën e shtetasit A. D., dyshohet se ka plasur bombula e gazit dhe ka rënë zjarr.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. D., 46 vjeç, B. D., 19 vjeç, dhe L. D., 70 vjeçe, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT