Shoqërimi i të miturit në protestën e opozitës, AMP nis hetimet, pritet të merren në pyetje efektivët e policisë
Lajmifundit
/
28 Janar 2026, 12:14
Aktualitet

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimet në lidhje me shoqërimin e 14 vjeçarit në komisariat në lidhje me protestën e opozitës.
AMP ka dërguar praktikën në prokurorinë e Tiranës në lidhje me kushtet e shoqërimit të të miturit. Pritet që efektivët që shoqëruan 14-vjeçarin të merren në pyetje, ndërkohë do kqyren dhe relacionin e shoqërimit në komisariat.
Sa i takon akuzave të opozitës për përdorimin e gazit lotsjellës të skaduar, mundet që Prokuroria e Tiranës të nisë hetimet kryesisht.


