Shkodër, automjeti përplas 72-vjeçarin me biçikletë, i moshuari përfundon në spital

Aktualitet

Shkodër, automjeti përplas 72-vjeçarin me


Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:50, në lagjen “Partizani” të qytetit të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një 72-vjeçar që po udhëtonte me biçikletë.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit, shtetasi Y. D., ka humbur kontrollin mbi automjetin, duke shkaktuar përplasjen me të moshuarin, i identifikuar si Sh. B.

“I dëmtuari është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor,” thuhet në deklaratën e Policisë. Ende nuk ka të dhëna të detajuara mbi gjendjen shëndetësore të 72-vjeçarit.

Ndërkohë, me drejtuesin e mjetit po kryhen veprimet procedurale të nevojshme, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve për kujdes të shtuar në rrugë, sidomos në zonat urbane ku lëvizin këmbësorë dhe biçiklistë.

ME TE LEXUARAT