Shembull frymëzimi! Shqiptarja nga Kosova i bashkohet ushtrisë amerikane në Luiziana, postimi që po bwn xhiron e rrjetit

Aktualitet

Shembull frymëzimi! Shqiptarja nga Kosova i bashkohet ushtrisë
Një shqiptare e Kosovës ka shënuar një arritje të rëndësishme për diasporën duke dhënë një shembull frymëzues.

Rona Mala, me prejardhje nga Drenasi, i ëshë bashkuar Gardës Kombëtare të Luizianës pas 12 javësh intensive stërvitjeje në bazën ushtarake Fort Sill, në Oklahoma.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, i cili ndan edhe disa detaje rreth formimit të Ronës.

“Rona është ndër vajzat e rralla të diasporës sonë, që në një moshë kaq të re, ka zgjedhur t’i bashkohet Ushtrisë Amerikane. Historia e sukseseve të saj ka nisur shumë më herët: ajo është dalluar vazhdimisht gjatë shkollimit, ka qenë pjesë e “Honor Roll” dhe ka arritur deri në finale të garave kombëtare të vallëzimit në Shtetet e Bashkuara”, bën me dije Maqedonci.

 

ME TE LEXUARAT