Sa rrezikon bota nga hantavirusi? Mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë! Ja simptomat që shfaqen

Aktualitet

Sa rrezikon bota nga hantavirusi? Mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të

Mjeku infeksionist Arjan Harxhi ka folur mbi rastet e fundit të hantavirusit, duke theksuar se deri tani nuk ka shenja që situata të shkojë drejt një pandemie globale.

I ftuar në emisionin “Studio24” në News24, Harxhi u shpreh se rasti i fundit konsiderohet specifik, pasi ka ndodhur në një ambient të izoluar si një anije turistike me pasagjerë nga vende të ndryshme.

“Nuk i ka gjasat deri tani që ky virus të kthehet në pandemi. Situata ku ka ndodhur është e veçantë, në një ambient të mbyllur në një anije me një kolektiv të izoluar”, deklaroi ai.

Sipas mjekut, edhe pse hantavirusi konsiderohet i rrezikshëm dhe ka shkallë të lartë vdekshmërie, ai nuk përhapet lehtësisht nga njeriu te njeriu.

“Është një virus me vdekshmëri të lartë, por transmetueshmëria nga njeriu tek njeriu është shumë e ulët dhe kjo nuk favorizon përhapje pandemike”, tha Harxhi.

Ai theksoi se situata vijon të monitorohet dhe se vetëm pas përfundimit të periudhës së inkubacionit dhe gjurmimit të kontakteve mund të ketë një vlerësim më të qartë.

“Koha do të tregojë më saktë rrezikun real, pasi duhet të përfundojë monitorimi i kontakteve”, u shpreh ai.

Harxhi sqaroi gjithashtu se hantavirusi transmetohet nga kafshët tek njerëzit dhe në disa raste mund të shkaktojë komplikacione serioze, si ethe hemorragjike, dëmtime të veshkave dhe në forma më agresive edhe probleme në mushkëri.

 

 

ME TE LEXUARAT