“Rosa Mandarinë”, shpendi më i bukur në botë fotografohet pranë Liqenit artificial në Tiranë
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2023, 20:33
Aktualitet

“Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri.
Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera.
“Rosa Mandarinë” është me prejardhje nga Azia Lindore dhe shquhet për ngjyrat mbresëlënëse dhe format që merr gjatë notimit në ujë.
Studiuesi i shpendëve Mirian Topi i tha Zërit të Amerikës se Rosa Mandarin mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri.


