Tërmeti i sotem ne Turqi, sjell panik të madh
Lajmifundit
/
20 Shkurt 2023, 20:13
Bota

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 goditi Turqinë, zonën e Hatajit.
Epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Antakias, në një thellësi prej 10 kilometrash, raporton EMSC.
Pasoi një pasgoditje e dytë me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter.
Mediat turke raportojnë se kanë ndodhur tërmete të forta dhe se ka panik tek qytetarët.
Një gazetare e tronditur e CNN turk u përlot në një transmetim të drejtpërdrejtë teksa tregonte se çfarë po ndodhte.



