Revolta e shqiptarëve kalon kufijtë/ Diaspora në protesta kundër qeverisë! 17 qytete të botës NGRIHEN për dorëheqjen e Edi Ramës

Aktualitet

Revolta e shqiptarëve kalon kufijtë/ Diaspora në protesta

Protestat e shqiptarëve kanë kaluar kufijtë e vendit, duke u shtrirë në qytete të ndryshme të Europës dhe Amerikës së Veriut.

Revolta e nisur në Tiranë ka gjetur mbështetje të gjerë edhe në diasporë, ku shqiptarët po organizojnë tubime të njëpasnjëshme në solidaritet me protestuesit në Shqipëri.

Organizatorët kanë njoftuar se këtë të diel, më 14 qershor, shqiptarët jashtë vendit do të protestojnë njëkohësisht në 17 qytete të mëdha, duke përcjellë të njëjtin mesazh dhe kërkesë politike: dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama.

Sipas njoftimeve të publikuara nga grupet organizatore, tubime janë paralajmëruar në disa prej qendrave më të rëndësishme të diasporës shqiptare, përfshirë

-New York (SHBA)

Chicago (SHBA)

Toronto (Kanada)


-Gjermani

Në Europë, protestat do të zhvillohen në disa qytete të rëndësishme të Gjermanisë, si:

-Berlin

-Mynih

-Këln

-Stuttgart

-Itali

-Greqi

Tubime janë paralajmëruar gjithashtu në:

-Athinë (Greqi)

-Gjenova (Itali)

-Faenza (Itali)

-Vendet e Bashkimit Europian dhe Skandinavia

Ndërkohë, organizatorët bëjnë me dije se manifestime solidariteti do të mbahen edhe në vende të tjera të Bashkimi Europian dhe në shtetet e rajonit skandinav.

Sipas tyre, pjesëmarrja e diasporës synon të tregojë se pakënaqësia ndaj situatës politike në Shqipëri nuk kufizohet vetëm brenda vendit, por reflektohet edhe te komunitetet shqiptare që jetojnë dhe punojnë jashtë kufijve. Protestuesit deklarojnë se do të vazhdojnë mobilizimin derisa kërkesat e tyre të marrin përgjigje nga institucionet shqiptare.

ME TE LEXUARAT