Numërimi i votave me postë në Kosovë, Vetëvendosje siguron mandatin e 51-të

Kosovë&Rajon

Numërimi i votave me postë në Kosovë, Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar procesin e numërimit të votave me postë, duke publikuar rezultatet e përditësuara deri në orën 23:30.

Sipas të dhënave të fundit, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar mandatin e 51-të në Kuvendin e Kosovës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur një ulëse, duke mbetur me shtatë mandate.

Vetëvendosje ka arritur në 327,285 vota në total, që përbëjnë 44.68 për qind të votave të përgjithshme.

Deri në këtë fazë janë numëruar 35 nga 156 kutitë e votimit me postë, ose 22.44 për qind e tyre. Nga votat e numëruara deri më tani, Vetëvendosje ka siguruar 8,850 vota, apo 69.86 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 2,123 vota (16.76 për qind), Partia Demokratike e Kosovës 846 vota (6.68 për qind), ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 567 vota (4.48 për qind).

Procesi i numërimit të votave me postë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të përcaktojnë përbërjen finale të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

ME TE LEXUARAT