Rama mbledh sot në Gjirin e Lalzit asamblenë e PS-së (AXHENDA)

Aktualitet

Rama mbledh sot në Gjirin e Lalzit asamblenë e PS-së (AXHENDA)

Kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë në Durrës këtë të dielë Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste në kuadër të procesit të ri-organizimit të strukturave.

Takimi do të mbahet në një resort në Gjirin e Lalzit dhe pritet të nisë në orën 11.00 me fjalën e kryeministrit Rama.

Fokusi do të jetë tek zbatimi i detyrave të lëna më herët për strukturat e partisë, si dhe evidentimi i problematikave dhe mangësive të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja. Kjo pjesë e punimeve do të drejtohet nga Sekretari i Çërgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, ndërsa më pas do të ketë raportime edhe nga anëtarët e Asamblesë për punën e kryer.

Në axhendën e punimeve është parashikuar edhe miratimi i dy projekt-udhëzimeve mbi “zgjedhjet e përgjithshme në parti” dhe “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë”.

AXHENDA

1.Fjala e Kryeministrit Rama

2.Blendi Klosi për zbatimin e detyrave të Asamblesë kombëtare të PS për rienerrgjizimin e partisë, korigjimin e mangësve të evidentuara në organizatat socialiste dhe anëtarësimet e reja

3.Raportime, diskutime nga anëtarët e AK për zbatimin e detyrave të ngarkuara

4.Miratimi i projekt udhëzimit “Mbi zgjedhjet e përgjithshme në parti”

5. Miratimi i projekt-udhëzimit “Kriteret përzgjedhëse të kandidatëve për delegatë të kongresit të partisë, bashkëkryetarët e OS dhe KS të NJA”

ME TE LEXUARAT