Aksident i trefishtë në Durrës, dyshimet e para mbi shkakun e ngjarjes

Aktualitet

Aksident i trefishtë në Durrës, dyshimet e para mbi shkakun e

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.13 të Durrësit.

Në aksident janë përfshirë 3 automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Nga aksidenti janë dëmtuar edhe disa makina të tjera të parkuara aty pranë.

Nga ngjarja nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Paraprakisht sipas ekspertëve rrugorë, shkak i këtij aksidenti ka qenë parakalimi i gabuar i njërës prej makinave të përfshira në aksident.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjares për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

ME TE LEXUARAT