EMRI/ Shantazhonte 21-vjeçaren për t’i dhënë para, arrestohet i riu në Tiranë

Aktualitet

EMRI/ Shantazhonte 21-vjeçaren për t’i dhënë para,

Një i ri është arrestuar nga Policia në Tiranë, pasi akuzohet se kanoste dhe shantazhonte nëpërmjet celularit një 21-vjeçare për t’i dhënë para.

Në pranga është vënë shtetasi Gerald Dragoti, 22 vjeç, banues në Elbasan. Ai është arrestuar për llogari të Policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me shërbimet e S=stacionit të Policisë Farkë.

Gerald Dragoti është kapur në flagrancë në një vendparkim automjetesh në Tiranë në momentin që do të merrte shumën e parave nga 21-vjeçarja.

Autoritetet policore raportojnë se shuma e parave u sekuestrua nga uniformat blu si provë materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT